Tare edhe disa vite me Lazion

Sporti

Tare edhe disa vite me Lazion

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:24

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare, do të vazhdojë të jetë pjesë e bordit drejtues të skuadrës së Lazios.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, sipas së cilës, Tare, i cili tashmë është në rolin e drejtorit teknik të klubit bardhekaltër, rinovoi kontratën e tij deri në qershor të vitit 2018.

Kontrata e mëparshme e Tares kishte skaduar që në muajt e verës së këtij viti dhe vetëm pas disa javësh u firmos edhe zgjatja e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat