Malaj: Do të jetë tepër vështirë me spanjollet

Sporti

Malaj: Do të jetë tepër vështirë me spanjollet

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:42

Hendbollistja e Shqiponjës nga Gjakova, Valerina Malaj, tha se do të jetë tepër vështirë me Rocasa Gran Canaria, në takimin e të tetës së finales së Challenge Cup. “Do të jetë tepër vështirë, por shpresojmë se do të bëjmë disa përforcime. Gjasat nuk janë të mëdha ndaj spanjolleve, por shpresojmë që do të bëjmë një lojë të mirë, pse jo edhe t’i bëjmë rezistencë, sepse besojmë në aftësitë tona”, tha Malaj. Kryetari i KHF Shqiponja, Skënder Alija, tha se do të shikojnë mundësinë e përforcimeve, me synim që të kanë paraqitje sa më dinjitoze. “Ne së pari do të bisedojmë me kryetaren e Gjakovës, pastaj edhe me drejtorin e Departamentit të Sportit të Kosovës ose me ministrin e sportit, Kujtim Shala. Nëse ata na përkrahin ne do të mundohemi të angazhojmë lojtare nga Mali i Zi apo ndonjë shtet fqinj”, tha Alija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat