UEFA: Mediat serbe spekulojnë. Nuk ka hetime kundër Shqipërisë

Sporti

UEFA: Mediat serbe spekulojnë. Nuk ka hetime kundër Shqipërisë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 20:19

Nyon/UEFA, 13 tetor -Media dhe portalet serbe, që nga mbrëmja e së dielës, kanë “zbuluar” se UEFA paska nisur hetime kundër kombëtares pasi fitoi bindshëm nga Armenia e cila edhe i hapi dyert e kualifikimit ne Euro 2016-të.
Kështu sipas gazetarisë “investigative” të mediave serbe thuhet se “4 futbollistë armenë janë paguar me nga 500 mijë euro për t’u lënë ndeshjen shqiptarëve, ku gishti vihej mbi portierin Kasparov dhe 3 mbrojtësit e skuadrës armene..”
Por, zyrtaret e UEFA sot përmes agjencisë “Presheva jonë” ne Zvicër këto “informacione” duke i demantuar i kane konsideruar sa qesharake po aq edhe spekulative. “Jo, jo UEFA nuk zhvillohen kurrfarë hetimesh ndaj Shqipërisë. po edhe ne kemi dëgjuar informacione te tilla por ato te gjitha mbetën spekulime dhe te pavërteta. prandaj edhe nuk duam te komentojmë me shume. Ne këtu nuk po kemi kohe te merremi me gjera të vërteta e laje më me rrena..” ka deklaruar sot zyrtari i UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat