Pse e thumbon Ronaldon?

Sporti

Pse e thumbon Ronaldon?

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:05

Marrëdhëniet mes futbollistit Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale nuk janë nga më të mirat, diçka të tillë e ka konfirmuar për mediat menaxheri i sulmuesit uellsian Jonathan Barnett. Mes të dyve ekziston rivaliteti për të qenë futbollisti më i mirë i Realit të Madridit dhe jo vetëm. Në një intervistë për mediat angleze agjenti i 26-vjeçarit britanik hodhi disa thumba mbi Cristiano Ronaldon. Bale dëshiron të jetë vetëm futbollisti më i mirë në Botë, dhe jo modeli më i mirë në Botë apo shitësi më i mirë i veshjeve intime, deklaroi Jonthan Barnnet. Ky i fundit me këtë fjalë iu referua pikërisht Cristiano Ronaldos.
Portugezi përveç se është një prej dy futbollistëve më të mirë në Botë ka në pronësi edhe një kompani private me veshje intime që mban emrin e tij. Barnett nuk është i vetmi që sulmon Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat