Bashkëshortja e Hysaj gëzon për fitoren: Jam krenare për ty! (Foto)

Sporti

Bashkëshortja e Hysaj gëzon për fitoren: Jam krenare për ty! (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:21

Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet drejtuar djemve të Kombëtares shqiptare pas fitores së djeshme kundër Armenisë. Ndërsa të gjithë shqiptarët janë bashkuar dhe kanë festuar në rrugët e çdo qyteti dhe në rrjete sociale, edhe familjarët e futbollistëve kanë shprehur emocionin për fitoren e merituar.

Një ndër to ka qenë urimi i bashkëshortes së Elis Hysaj, mbrojtësit të skuadrës kombëtare, që është gjithashtu edhe "Miss Shqipëria 2013". “Jam krenare për ty”, – shkroi ditën e djeshme Fiorenza Lekstakaj në Instagram dhe këtë postim e shoqëroi me një foto të futbollistit në fushë.

Elis Hysaj është 23 vjeç dhe luan si mbrojtës i djathtë dhe i majtë me Napolin në Itali. Ai është prej tre vjetësh pjesë e Kombëtares. Kur ishte 14 vjec familja e tij emigroi ne Itali ku ai u rrit si futbollist.

Më parë ka luajtur për Empolin. Ndërkohë Fiorenza Lekstakaj, është shpallur Miss Shqipëria në kalanë e Bylisit, me vota unanime nga e gjithë juria. Ajo jeton prej vitesh në Itali. Historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me një dasmë glamuroze përpara një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat