Brahimi: Jemi në shtëpinë tonë, duam fitore

Sporti

Brahimi: Jemi në shtëpinë tonë, duam fitore

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:56

Mërgim Brahimi do të paraqitet nën petkun e Kosovës për herë të parë para tifozëve kosovarë dhe kjo e bënë të emocionuar djaloshin që luan me Grasshopperin.

Ai e respekton shumë kundërshtarin e radhës, por pret fitore në këtë takim.

“Është hera e parë që po vij në Kosovë për të luajtur me vendin tim. Më parë kam luajtur vetëm një ndeshje jashtë dhe për këtë jam i lumtur”.

“Të luaj para tifozëve të mijë, para familjes time është emocionuese për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të futem në fushë”.

“Kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe besoj shumë se do të bëjmë gjëra të mira në fushë”.

“Edhe pse kundërshtarin nuk e njoh mirë, e di qe kanë marr pozitën e katërt në Kupën e Afrikës dhe kërkon respekt. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe normalisht që duam fitore para tifozëve tanë”, ka thënë Mërgim Brahimi .

Mërgimi ka luajtur më parë për shpresat e Zvicrës dhe Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat