Gjesti i lojtarit serb që kaloi pa u vënë re dhe zemërimi i turqve (Video)

Sporti

Gjesti i lojtarit serb që kaloi pa u vënë re dhe zemërimi i turqve (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:37

Një gjest i bërë mbrëmë nga lojtari serb Dushko Toshiç ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale. Fillimisht gjesti i bërë pas golave të skuadrës serbe në rrjetën e Kombëtares nuk është vënë re, por fotot që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale i kanë bërë përdoruesit të kërkojnë kuptimin e vërtetë të tre gishtave të ngritur.

Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve. Ky simbol është përdorur kundër shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Por nëse mbrëmjen e së enjtes, ai kaloi pa u vënë re nga shumica e tifozëve në Shqipëri, mediat turke sot janë të revoltuara. Kjo pasi vetë Toshiç luan me skuadrën e Besiktasit, në Turqi.

Fansat e kësaj skuadre kanë qenë shumë të revoltuar, madje kanë kërkuar edhe pezullimin e lojtarit nga skuadra. Në faqen “Jeta Osh Qef”, një shqiptar me banim në Turqi shpreh habinë se pse shqiptarët nuk reaguan ndaj këtij veprimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat