Klopp te Liverpooli, nesër zyrtare

Sporti

Klopp te Liverpooli, nesër zyrtare

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:02

Duket se Jurgen Klopp do të jetë menaxheri i ri i Liverpoolit.

Gjermani i jashtëzakonshëm, Jurgen Klopp pritet të konfirmohet si trajner i Liverpoolit jo më larg se ditën e nesërme.

Klopp ishte ai që u spekulua tash e sa kohë, dhe largimi i Rodgers ka hapur dyert për një kalim të tij në Angli.

BBC konfirmon se Liverpooli do ta konfirmojë kalimin e Klopp në Anfield qysh nesër (e enjte) dhe ai do të jetë në stol për ndeshjen e ardhshme të The Reds.

Nënshkrimi i The Reds me Klopp është lëvizja që po thuhet se do ta kthejë Liveproolin në binarë për shumë vite të ardhshme.

Klopp kaloi plot shtatë vite të suksesshme te Dortmundi, ku fitoi tri titujët Bundesligas dhe e çoi ekipin e tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat