Zhgënjen Villareali, Valencia bie në San Mames

Sporti

Zhgënjen Villareali, Valencia bie në San Mames

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:50

Skuadra e Villarealit nuk diti të përfitonte nga humbja e Barcelonës dhe barazimi i Celta Vigos për të forcuar pozitat në krye të klasifikimit të Primera Division. Nëndetësja e verdhë i zhgënjeu tifozët e saj në El Madrigal, ku u mposht me rezult minimal nga Levante. Në fakt për Villarealin gjithcka u komplikua në minutën e 36 kur gjyqtari kryesor nxorri kartonin e kuq për Jokic, i cili ndërhyri ashpër ndaj një kundërshtari. Edhe pse në inferioritet numerik, Villareali bëri gjithcka për të marrë maksimumin e pikëve, por u ndëshkua nga goli i Dayverson në minutën e 83.

Athletic Bilbao iu rikthye fitores në stadiumin San Mames pas humbjes me Realin e Madridit dy javë më parë. Skuadra baske mposhti 3-1 me përmbysje Valencian, e cila zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, por pa mundur të ruajë të njëjtin ritëm edhe në fraksionin e dytë. Daniel Parejo shtangu tifozët vendas në minutën e 20-të me një ekzekutim të saktë nga goditja e lirë.

15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Laporte barazoi shifrat në zhvillimet e një goditjeje këndi.

Në minutën e 60-të Susaeta, i asituar nga Aduriz, kaloi i dha avantazhin Athletic Bilbaos, ndërsa në të 69 Aduriz, shfrytëzi një pasim të saktë të Raul Garcias për të shënuar golin e sigurisë për baskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat