Arsenali specialist për t’i mposhtur të fortët

Sporti

Arsenali specialist për t’i mposhtur të fortët

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:50

Arsenali shkëlqeu në ballafaqim me Manchester Utd dhe triumfoi me rezultat bindës 3:0. ‘Topçinjve’ i mjaftuan 20 minutat e parë për ta ndëshkuar tri herë kundërshtarin. Një lojë e bukur e në mënyrë shkollore e Arsenalit, e cila për 20 minuta siguroi fitoren. Dy golat e fundit ishin kaptinë në vete.

Mesfushori Ozil për bukuri ka asistuar deri të kiliani Sanchez dhe se ka pasur të vështirë ka afërsia të shënoi për 1:0. Arsenali gjithnjë e më i mirë, kur Walcott për mrekulli pasoi një top deri të Ozil i cili si me mjeshtri nga rreth 12 metra gjuajti bukur e përtokë dhe lë shtangur portierin De Gea, 2:0 në minutën e 7-të. Alexis Sanchez në minutën 19-të nga rreth 15 metra shënoi gol të bukur dhe të fitores së thellë me rezultat 3:0. Manchester City prin me 18 pikë, i ndjekur nga Arsenali e Manchester Utd me nga 16 pikë. Arsenali edhe njëherë dëshmoi se është specialist për t’i mposhtur të fortët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat