Enrique: Duhet të përmirësohemi

Sporti

Enrique: Duhet të përmirësohemi

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 18:44

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se objektivi i Barcelonës pas humbjes nga Sevilla është që të përmirësohen.

Enrique ka deklaruar se është e pabesueshme që kanë shënuar vetëm një herë, marrë parasysh rastet, ndërsa pas kësaj humbje ata duhet të punojnë që të bëhen më të mirë.

“Askush nuk mund të jetë i lumtur me gjërat kur Barça humb. Objektivi tani është që të përmirësohemi”, ka thënë spanjolli.

“Është e pabesueshme që kemi shënuar vetëm një herë, marrë parasysh si shkoi loja” shtoi Enrique.

Barcelona u mposht nga Sevilla si mysafire, me rezultat 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat