Sfida ndaj Serbisë dhe Armenisë/De Biasi bën publike listën e lojtarëve: Jemi të karikuar, hyjmë për fitore

Sporti

Sfida ndaj Serbisë dhe Armenisë/De Biasi bën publike listën e lojtarëve: Jemi të karikuar, hyjmë për fitore

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:05

Gianni De Biasi, tekniku i kombëtares shqiptare, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në sfidën kundër Serbisë, e cila do të luhet të enjten e javës së ardhshme në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndërsa ka deklaruar se nuk ka frikë nga Serbia dhe nga askush, De Biasi tha se ekipi do të zbresë në fushë për të marrë maksimumin për të korrigjuar gabimin në ndeshjen me Portugalinë.

“Ndeshja me Serbinë për ne është e rëndësishme vetëm për rezultatin dhe asgjë tjetër. Kemi pak kohë në dispozicion, por do të shfrytëzojmë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet me Serbinë dhe Armeninë. Të gjithë e presim ndeshjen me Serbinë, jemi të karikuar, pasi është e rëndësishme dhe decizive, për mua nuk ka rëndësi e kaluara, unë mendoj vetëm për të tashmen.

Nuk duhet që të përfshihemi nga euforia ndaj Serbisë, duhet të jemi të përqendruar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, pasi mund ta pësojmë si ndaj Portugalisë”, tha ai.

Ndërsa përsa i përket listës dhe rikthimit të Alban Mehës, tekniku deklaroi se “Rikthimi i Mehës është bërë, pasi po kalon një periudhë shumë të mirë dhe është gati për të dhënë maksimumin.

Në fushë do të zbresin ata që janë më të mirë fizikisht. Duhet të jemi inteligjentë ndaj Serbisë në fushë, ndërsa përsa i përket tifozëve mund të them se nuk jam ‘edukator’ i turmës, por vetëm trajner’ tha ai.

Lojtarët e grumbulluar për sfidën ndaj Serbisë

1 Berisha

2 Hoxha

3 Shehi

4 Agolli

5 Ajeti

6 Aliji

7 Cana

8 Djmsiti

9 Hysaj

10 Lila

11 Rrahmani

12 Abrashi

13 Basha

14 Kace

15 Kukeli

16 Memushaj

17 Shala

18 Xhaka

19 Balaj

20 Cikalleshi

21 Gashi

22 Lenjani

23 Roshi

24 Sadiku

25 Salihi

26 Meha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat