Shqipëria i ndihmoi Danimarkës

Sporti

Shqipëria i ndihmoi Danimarkës

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 09:48

Danimarka nuk është aspak e lumtur me barazimin prej 0-0 ndaj Shqipërisë por duhet të jetë në një tjetër aspekt.

Edhe përkundër se danezët nuk janë të lumtur aspak me barazimin e përfaqësueses së tyre ndaj Kombëtares së Shqipërisë, ata duhet të jenë të lumtur që iu mbush stadiumi plot me tifoz pas 10 vitesh.

Sipas medieve daneze, Federata e Futbollit të Danimarkës, i kishte shitur të gjitha biletat për një ndeshje për herë të parë pas 10 vitesh.

Hera e fundit kur danezët e kishin bërë një gjë të tillë ishte viti 2005, kur luanin kundër Greqisë. Gjithsesi, ata duhet ta dinë se ishte Kombëtarja kuqezi ajo që bëri të mbushej stadiumi plot me tifozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat