Berisha i gatshëm të ruajë portën në ndeshjet vendimtare

Sporti

Berisha i gatshëm të ruajë portën në ndeshjet vendimtare

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:08

Etrit Berisha ka ruajtur portën e Lazios në katër ndeshje së fundi. Ka pranuar tetë gola në ato ndeshje.

Por ai ndihet i gatshëm për të ruajtur me sukses portën e kombëtares, të premten në ndeshjen e rëndësishme ndaj Danimarkës. Për Berishën 26-vjeçar e rëndësishme është që ka qëndruar në portë te skuadra italiane.

"Për mua ka qenë shumë e rëndësishme dhe gjithashtu shumë pozitive që kam luajtur në ndeshjet e fundit me Lazion. Për formën time fizike është diçka që më ndihmon shumë", ka thënë Berisha të martën për gazetën tiranase "Panorama Sport".

Kombëtarja është grumbulluar në Itali për ndeshjen me Danimarkën që luhet të premten në Kopenhagë. Ndeshja i takon grupit I të eliminatoreve për "Euro 2016". Shqipëria e Danimarka po luftojnë për kualifikim direkt në evropian, pasi barazhin e kanë thuajse të sigurt.

Berisha vlerësohet pikë e sigurt e kombëtares, por e tillë nuk është mbrojtja në ndeshjen e radhës. Mungesa e Mërgim Mavrajt për shkak të lëndimit vlerësohet e madhe për kombëtaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat