Kombëtarja fillon përgatitjet për sfidën e Danimarkës

Sporti

Kombëtarja fillon përgatitjet për sfidën e Danimarkës

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:52

Dje, në orën 18:00, filloi stërvitja e parë për kombëtaren në grumbullimin kundër Danimarkës në Itali. Trajneri Gianni De Biasi ka zhvilluar një stërvitje të lehtë për 60 minuta.

Në këtë seancë stërvitore morën pjesë këta futbollistë: Agolli, Ajeti, Aliji, Abrashi, Shehi, Hoxha, Rrahmani, Shala, Memushaj, Basha, Cikalleshi dhe Bulku. Gjatë mbrëmjes do të vijnë edhe të tjerët, ndërsa sot do të bashkohet edhe pjesa e fundit e ekipit, duke u kompletuar i gjithi.

Të martën me 1 shtator dhe të mërkurën më 2 shtator, në orën 18:00, kombëtarja kuqezi do të stërvitet me dyer të hapura.

Trajneri italia, në përgatitjet për ndeshjen me Danimarkën, në stadiumin “Pieve di Soligo”, pret mbështetjen e tifozërisë për ekipin përfaqësues. Këtë e ka bërë të ditur edhe në rrjetin social facebook në profilin e tij zyrtar. I vetmi futbollist që ka paraqitur problem ka qenë Elseid Hysaj, por që mendohet që deri më 4 shtator, ditën e ndeshjes, ai të jetë gati. Hysaj nuk do të marrë ngarkesë nesër dhe pasnesër, pasi ka një kontraktim muskular.

Nesër stërvitja do të jetë e hapur për gjithë kureshtarët dhe mediat e pranishme. Më 3 shtator Kombëtarja do të udhëtojë drejt Kopenhagenit dhe në orën 20:45 do të zhvillojë edhe seancën stërvitore të fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Me mbi 6 mijë shqiptarë në stadium, Kombëtarja nuk do të ndihet vetëm. Duket se thirrjes së De Biasit për mbështetje, i janë përgjigjur shqiptarët më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat