Vogëlushi mahnitet nga Wayne Rooney (Video)

Sporti

Vogëlushi mahnitet nga Wayne Rooney (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:33

Një vogëlush që shoqëronte skuadrën e Swanseas, ka mbetur i mahnitur nga kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney.
Vogëlushi ka parë nga këmba e koka yllin e “djajve të kuq” duke e admiruar atë. Ngjarja ka ndodhur në tunel në momentin që skuadrat po bëheshin gati të dilnin në fushë.

Djali nuk e ka imagjinuar se një ditë do të gjendej përkrah futbollistit më të dashur të Manchester United, i cili në këtë rast është dhe idhulli i tij, transmeton Telegrafi.

Në video djaloshi shfaqet duke parë gjithë adhurim futbollistin sikur ai të ishte një bust i ngrirë. Reagimi i vogëlushit në këtë video është duke bërë xhiron e botës.

Kush ka parë videon i ka ardhur keq sepse kapiteni i United nuk ka reaguar ndaj djalit i cili adhuron figurën e Rooney, madje ai as nuk e ka vënë re djalin që e shikonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat