Nasri mund t’i bashkohet Juventusit

Sporti

Nasri mund t’i bashkohet Juventusit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:08

Juventus është duke tentuar transferimin e mesfushorit francez, Samir Nasri nga Manmchester City.

‘Zonja e Vjetër’, është në kërkim të një mesfushori organizator, dhe pasi dështuan të siguronin shërbimet e Julian Draxlerit nga Schalke, bardh e zinjtë po shikojnë kah Anglia.

Samir Nasri është objektivi kryesor i ditës për bardh e zinjtë që po kërkojnë huazimin e tij me të drejt blerje në fund të stinorit.

28-vjeçari nuk ka shumë hapësira te Manchester City këtë edicion pas transferimit të Kevin De Bruyne dhe largimi i tij në drejtim të Torinos duket mëse i mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat