Van Gaal: Nuk e merituam humbjen

Sporti

Van Gaal: Nuk e merituam humbjen

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:12

Luis van Gaal është shprehur i pakënaqur për humbjen e skuadrës së tij nga Swansea City me rezultat 2-1.
Trajneri i Manchester Unitedit, Luis Van Gaal, mendon se skuadra e tij meritoi më shumë në ndeshjen ndaj Swansea City ku pësuan humbjen e parë këtë edicion në Premierligë me rezultat 2-1.
Edhe përkundër kësaj humbje, holandezi mendon se nuk ka nevojë për panik dhe se nuk do të transferoi lojtar vetëm se pse skuadra e tij humbi një ndeshje.
“Mendoi se ne ishim më të mirë dhe mund të merrnim tri pikë në këtë takim. Në momentin kur ne ishim duke dominuar lojën morëm ato golat dhe kjo nuk është aspak e mirë. Sidoqoftë, Swansea ishte shumë kompakt në 30 minutat e fundit dhe kundër një ekipi të tillë gjithmonë është e vështirë”, është shprehur Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat