Pas zyrtarizimit te City, De Bruyne: Dua të arrij nivelin më të lartë

Sporti

Pas zyrtarizimit te City, De Bruyne: Dua të arrij nivelin më të lartë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:59

Kevin De Bruyne është shumë i kënaqur për transferimin te Manchester City, ku ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare.

Besohet se klubi anglez ka paguar rreth 55 milionë funte (duke përfshirë edhe bonuset) për nënshkrimin e tij.

24-vjeçari kaloi 18 muaj fantastikë te Wolfsburgu, prandaj joshi interesimin e shumë klubeve të mëdha dhe përfundoi në Etihad Stadium.

“Dua të arrij nivelin më të lartë të mundshëm si lojtar dhe mendoj se më e rëndësishmja është që në fund të sezonit të jemi të kënaqur dhe të kemi fituar disa tituj”, është shprehur belgu për faqen zyrtare të klubit.

Ai mund të debutojë në ndeshjen ndaj Crystal Palace që do të zhvillohet më 12 shtator (pas ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016 që përfaqësuesja e tij do ti zhvillojë ndaj Bosnjës dhe Qipros).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat