Po e merr në dorë agjenti, po i gëzon madrilianët

Sporti

Po e merr në dorë agjenti, po i gëzon madrilianët

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:05

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri të mbyllja e afatit kalimtar të transferimeve, portieri David De Gea, vazhdon të mbetet dilema më e madhe.

Spanjolli që haptas ka shprehur dëshirën për të kaluar në radhët e Real Madridit, nga numri një në portën e Unitedit, ka përfunduar në tribuna, pasi që trajneri van Gaal, nuk dëshiron t’ia jap mundësinë, deri në zgjidhjen përfundimtare të së ardhmes së tij.

E deri të ky problem, po shpije çmimi i lartë prej 40 milionëve që Unitedit i ka vendosur portierit.

Duke parë situatën e klientit të tij, ka vendosur të ndërhyjë agjenti i De Gea, Mendes, që i ka kërkuar takim të drejtpërdrejt Ed Woodwardit.

Në këtë takim, Mendes do të tentojë të bind Unitedit që të heq dorë nga klienti i tij, duke ulur çmimin dhe gjetur marrëveshjen me Realin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat