Radovani e pranon realitetin, ja çfarë thotë për Shqipërinë!

Sporti

Radovani e pranon realitetin, ja çfarë thotë për Shqipërinë!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 10:41

Në prag të ndeshjeve të shtatorit, përzgjedhësi i Serbisë, Radovan Çurçiç ka folur edhe për takimin që skuadra e tij do të luajë kundër Shqipërisë. “Kemi vizituar ambientet ku do të qëndrojmë të akomoduar dhe gjithashtu stadiumin, ndaj nuk do të ketë asnjë problem në këtë pikë.

Ne do të fokusohemi vetëm te fusha, edhe pse kjo është më shumë se një ndeshje. Do të izolojmë lojtarët tanë nga gjërat që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen e futbollit. Për ne është e rëndësishme që ata lojtarë që do të luajnë në shtator, të jenë baza për eliminatoret e Botërorit, duke qenë se tashmë kemi dalë nga gara.

Shqipëria nuk është rastësisht aty. Ka një trajner italian dhe lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira në Europë. Ndëshkimi që morëm nga CAS nuk ishte i lehtë, pasi na nxori nga gara dhe ne tashmë kemi bërë plane për eliminatoret e ‘Rusi 2018′”, është shprehur serbi. Me një fjalë, Radovani e pranon realitetin se Shqipëria është më e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat