Shala është rikthyer në formë!

Sporti

Shala është rikthyer në formë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:13

Sulmuesi nga Kosova, Drilon Shala, është rikthyer në formë të mirë dhe ka qenë krah i fortë i skuadrës së tij, Lahti, e cila në katër ndeshjet e fundit ka tri fitore e një barazim, duke e përmirësuar edhe renditjen në elitën e futbollit finlandez. Lahti tani për tani është në vend të gjashtë me 26 pikë dhe ngec për tetë pikë nga pozita e tretë, SJK.

Futbollisti shqiptar shënoi gol javën që e lamë pas dhe skuadra e tij barazoi 1:1 me Jaron. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se është në formë të mirë në javët e fundit, ku ka realizuar për katër ndeshjet e fundit dy gola e dy asistime. Goli i tij kundër Jaros ishte aq i bukur sa u komentua edhe nga mediumet në Finlandë, duke e vlerësuar edhe si golin e muajit.

Këtë e thotë edhe vet futbollisti i cili është i lumtur që po ka ecuri të mirë dhe beson se do të vazhdojë me formë të mirë edhe në takimet e ardhshme. “Normal se me formë kam qenë mirë, por tashmë po vijnë edhe golat dhe fitoret me skuadrën”, tha Shala, duke u mburrur me rezultatet e fundit që ka shënuar me ekipin e tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat