Alonso: Synoj që të jem sa më konkurrues

Sporti

Alonso: Synoj që të jem sa më konkurrues

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:40

Fernando Alonso ka dhënë shenjë se në të ardhme mund ta braktis sportin atraktiv, Formula 1 dhe të kalojë në atë motorik. “Është e vërtetë që Formula 1 ndryshon shumë nga sportet e tjera të makinave por tashmë nuk është më stimuluese si dikur, të paktën për mua. Gjithsesi, jam i motivuar dhe projekti që ka nisur McLaren me kompaninë Honda është fantastik dhe ambicioz”, ka thënë Alonso, dy herë kampioni i botës. “Kur garoja në kategorinë Go-Cart kisha pikërisht një McLaren-Honda dhe po përpiqem ta shijoj sa më shumë eksperiencën me këtë skuadër. Synoj që të jem sa më konkurrues por pa prova dhe me këto goma, ideja për të shkuar në një tjetër kategori është dhe në të ardhmen nuk i dihet”, ka thënë Alonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat