Njihuni me rregullën e re të Premierligës, për ofsajdet

Sporti

Njihuni me rregullën e re të Premierligës, për ofsajdet

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:59

Premierliga Angleze që nga ky edicion do të ketë një rregull të re. Drejtësia në futbollin anglez ka vendosur që të heqë nga ky edicion rregullën e anulimit të golave kur bashkëlojtari është në pozicion jashtë loje.

Kështu nëse futbollisti që shënon gol është në pozicion të rregullt, goli më nuk do të anulohet në rast se bashkëlojtari i tij është në pozicion jashtë loje.

Ky rregull do të aplikohet për herë të parë në futbollin anglez dhe se do të jetë interesante pasi që vetëm në edicionin e kaluar ishin anuluar gjashtë gola nga ky pozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat