Tronditëse, vdes talenti i bejsbollit

Sporti

Tronditëse, vdes talenti i bejsbollit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:52

Botën sportive e ka kapluar një pikëllim i thellë, ku humbi jetën talenti i bejsbollit, 9-vjeçari Kaiser Carlisle. Kjo ka tronditur të gjithë, pasi që ky talent luante për ekipin e bejsbollit Kansas dhe ndërroi jetë të dielën pasi ishte goditur aksidentalisht nga një lojtar tjetër gjatë stërvitjeve, derisa po e priste rendin e tij në fushë, thuhet në komunikatën e klubit.

Vdekja e tij pikëlloi të gjithë në klub dhe mbarën botën sportive. Ai ishte godit prapa kokës së tij dhe mbeti pa ndjenja, gjatë ngrohjes para ndeshjes së të shtunës në Wichita, duke bërë që loja të anulohej, ndërsa personeli i emergjencës mjekësore vrapoi drejt fushës, njofton klubi i bejsbollit, “Liberal Bee Jays”. “Ju lutemi mendoni dhe lutuni për familjen dhe ekipin tonë”, shkruan klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat