Mourinho nuk e pranon medaljen e humbësit (Video)

Sporti

Mourinho nuk e pranon medaljen e humbësit (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:26

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, e ka hedhur medaljen e Community Shield pas humbjes nga Arsenali.

Në ndeshjen e zhvilluar në Wembley, Blutë pësuan me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Alex Oxlade-Chamberlain.

Kjo ishte humbja e parë e Mourinhos nga Arsene Wenger dhe natyrisht se nuk i ka pëlqyer.

“Është medalja e humbësit... është një kujtim i mirë për të”, ka sqaruar portugezi veprimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat