Një shqetësim për trajnerin e Majlinda Kelmendit!

Sporti

Një shqetësim për trajnerin e Majlinda Kelmendit!

Nga: K.Goca Më: 31 korrik 2015 Në ora: 15:24

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ka shprehur një shqetësim të madh, sepse sipas kësaj situate që ballafaqohet sporti në përgjithësi, mund të vjen edhe deri të shuarja e shumë klubeve. “Ajo që është potencuar, kodi i veçantë për Sport në Komuna si një domosdoshmëri për klubet dhe inkurajimin e të rinjve të merren me sport si duket është në proces e sipër për të ndodhur në Ferizaj, për Komuna tjera s’ka ndonjë lëvizje!

Kryetarin e Komunës, Drejtoratin per Sport por edhe komunitetin e sportit atje i përgëzoj dhe kisha pas dëshirë që nëse më ftojnë me dy Krenaritë e Kombit: Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën të jemi prezent kur të arrihet një avancim i tillë për Sportin! Komunat tjera të ndjekin këtë shembull, sepse shpejt do përballeni me pakënaqësi të klubeve që po shuhen!”, shkruan Kuka në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat