Lëndohet Arda Turan

Sporti

Lëndohet Arda Turan

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:42

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar në faqen zyrtare se transferi i ri, Arda Turan ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së sotme.

Mesfushori turk ka ndrydhur kyçin e këmbës gjatë stërvitjeve sot në mëngjes dhe duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të parë se a do të jetë i gatshëm në vazhdim.

Turan kompletoi transferimin te Barcelona gjatë kësaj merkato nga Atletico Madrid, por ai nuk mund të debutoj deri në janar të vitit 2016 shkaku i dënimit që klubi i tij i ri vuan nga UEFA.

28 vjeçari pritej të huazohej diku, por ky lëndim mund ta lë jashtë fushave për një kohë mjaft të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat