Largohet pas tri viteve nga kampioni

Sporti

Largohet pas tri viteve nga kampioni

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:21

Futbollisti Elhami Berisha largohet nga Feronikeli pas gati tre viteve me plotë suksese.
Ish lojtari i Hysit (ekip i shuar), Prishtinës, dhe Feronikelit bëri karrierë edhe në Angli, ndryshe e quajnë njeriun e trofeve, ngase vërtetë ka shumë me skuadrat ku ka luajtur.
“Elhami Berisha në skuadrën tonë ka ardhur në pranverën e viti 2013 duke arritur vendin e katërt në Kampionat, në sezonin 2013/2014, ku fitoi Kupën e Kosovës, në sezonin 2014/2015 dhe fitoi gjithçka në futbollin tonë me skuadrën e Feronikelit. E një sukses të tillë e kishte bërë edhe më Prishtinën vite me parë”, thuhet nga KF Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat