Lazio në shënjestër e ka një shqiptar

Sporti

Lazio në shënjestër e ka një shqiptar

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:51

Skuadra e Lazios është duke kërkuar që të përforcohet dhe syrin ia ka vënë Jahmir Hykës. Lorik Cana sipas të gjitha gjasave do të largohet dhe mund të përfundojë në Katari.

Përderisa Cana është afër largimit, Lazio mund të përforcohet me sulmuesin Hyka, i cili po ndiqet nga drejtuesit klubit, raporton La Repubblica. Hyka mund të plotësojë vendin e lënë bosh nga kapiteni Stefano Mauri pasi ka karakteristika të njëjta, por është i aftë për t’u përshtatur edhe me disa role në mesin e fushës. “Edhe pse vetëm 168 cm i gjatë, ai është një lojtar i shpejtë”, shkruan ndër të tjera faqja italiane që shton se Hyka ka një kontratë që e lidh me Luzernin deri në vitin 2016, por mund të largohet nga klubi aktual nëse Lazio vendos të paguajë rreth 1 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat