Edis Kuraja në gjendje kome, transportohet urgjentisht për Shkup

Sporti

Edis Kuraja në gjendje kome, transportohet urgjentisht për Shkup

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:46

Edis Kurajës, pas dy dite qëndrimi në QKUK, i është komplikuar gjendja dhe nga mjekët e tjerë të ndërrimit i është kërkuar t’i bëhet CT-ja dhe aty kanë ardhur në përfundim se Edisi ka gjakderdhje të brendshme - thyerje të legenit, katër unaza dhe disa brinjë.

Kjo gjendje e rëndë e ish basketbollistit Kuraja vije si pasojë e neglizhencës së mjekëve në QKUK. Nga mos guximi e jo profesionalizmi për të bërë diçka me Edisin, familjarët kanë kërkuar që ai të transferohet në Shkup, ku po sa ka arritur i është nënshtruar operacionit të parë.

Edisi nga QKUK për në Shkup, është sjell në gjendje kome, dhe me shumë gjak të humbur, pothuajse 80 % nga verat normale. Ai të dielën në orët e vona të natës është operuar në Shkup, ku i është ndaluar gjakderdhja dhe e ka vazhduar tretmanin.

Indeksonline merr vesh se Kuraja është akoma fjetur apo në gjendje kome, por më shëndet më stabil, pasi që pas operacionit gjakderdhja e gjakut i është ndaluar dhe i është kompensuar.

Të mërkurën do të operohet në këmbën e majtë dhe përsëri në pjesët abdominale për t’i larguar hematomat që janë brenda.

Mjekët në Shkup mbajnë shpresë që do ia dal t’i mbijetoj plagëve të marruara, dhe që nesër të vijnë në përfundim se a është larguar rreziku për jetën.

Kuraja të premten mbrëma teksa po kalonte rrugën, në afërsi të ish-objektit të “Rilindjes” u godit nga një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat