Salah të enjten kthehet te Chelsea, konfirmon agjenti

Sporti

Salah të enjten kthehet te Chelsea, konfirmon agjenti

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 21:09

Vazhdohet të flitet ende për të ardhmen e Mohamed Salah dhe deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare, lojtari do të kthehet te klubi londinez.

Sipas 'Sky Sport', nuk do të ketë konferencë për shtyp nga Mohamed Salah, por të enjten ai do të fluturojë për në Londër dhe do të fillojë stërvitjet me ekipin e Chelseat.

Kështu është vendosur, të paktën deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare rreth të ardhmes së tij.

Rikthimi i tij te Chelsea u bë publik nga vetë agjenti i lojtarit për Sky Sports, teksa vazhdohet të flitet për një transferim të mundshëm të tij te Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat