Bologna e do me ngulm Hysajn

Sporti

Bologna e do me ngulm Hysajn

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:29

Elseid Hysaj ende nuk dihet se ku do të luajë në edicionin e ri, i cili po kërkohet nga disa skuadra të njohura. Faqja empolichannel.it shkruan se ka arritur oferta e parë zyrtare për Hysajn. Është drejtori sportiv i Bologna-s, Pantaleo Corvino, ai që e ka vëzhguar futbollistin dhe që është gati për të zyrtarizuar ofertën për mbrojtësin. Raportohet për 4 milionë euro për të marrë kartonin e lojtarit shqiptar.
Por, Empoli nuk ndjehet i tunduar nga ky propozim, pasi vlera e tij është ngritur në 8 milionë kohët e fundit. Hysaj pëlqehet edhe nga Schalke 04, Napoli, Atalanta dhe Palermo shkruhet në portalin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat