Xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova priten si kampione në Gjakovë

Sporti

Xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova priten si kampione në Gjakovë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:29

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka pritur xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. Sportistet janë nderuar me mirënjohje të vecanta nga Kryetarja Mimoza Kusari Lila, për sukseset e tyre që Kosovën e bënë të jetë pjesë e gjeografisë së sukseseve sportive ndërkombëtare. Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka nderuar edhe trainerin e shkëlqyer Driton Kuka me mirënjohje për motivacion dhe përkushtimin në punë ndaj të rinjëve si dhe për sukseset e arritura.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se sot me kënaqësi e kujton këtë thënie për më të mirët e shtetit tonë ”Kampionët nuk janë gjë tjetër, pos përpjekje pas përpjekjeje për të arritur suksese” ka thënë Kusari Lila.

Ndërsa, traineri Driton Kuka është shprehur falënderues për këtë pritje nga e para e Komunës së Gjakovës, duke u theksuar se: “Është nder dhe kënaqësi që po na prisni në këtë mënyrë”.

Më pas, medalistet e arta dhe të bronzta të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, kanë mbajtur një takim me nxënës të shkollave fillore të Komunës së Gjakovës, ku janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth të arriturave të tyre jetësore në nivelin ndërkombëtar.

Ndërkohë, Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, në këtë takim të përbashkët me nxënës, ka thënë se “Majlinda dhe Nora na bënë neve në Kosovë shumë krenar, pra femrat tona i kemi kampione. Nora Gjakova pati fatin dhe bëri histori në Kosovë. Megjithatë, lirisht mund të them se pas dy vajzave të suksesshme gjendet edhe një mashkull i suksesshëm, e ky është Drtion Kuka i cili me përkushtim dhe diciplinë të lartë ka arritur që të trainoj këto talente të Kosovës”.

Në fund të këtij takimi, Kryetarja ka falënderuar për vizitën e kampionëve duke shtuar se sporti mbi të gjitha sjellë shumë krenari. Ndërsa, xhudistet Majlinda, Nora dhe trajneri Driton Kuka, kanë shprehur që të rinjët duhet të ndjekin ëndërrën e tyre sepse kanë shumë potencial për t’u bërë kampionë të ardhshëm të Kosovës në sport. Ata në fund kanë falënderuar Kryetaren Mimoza Kusari- Lila, për pritjen e ngrohtë që ka organizuar sot në Gjakovë./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat