Amerikanet në finale, eliminuan Gjermaninë!

Sporti

Amerikanet në finale, eliminuan Gjermaninë!

Nga: K.Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror për femra në futboll, që po zhvillohet në Kanada. Ato në stadiumin në Montreal mposhtën me rezultat 2:0 Gjermaninë, në ndeshje tejet interesante. Në minutën e 63-të gjermanet patën mundësi të kalojnë në epërsi, por Sashiq nuk qe e saktë nga penalltia. Pas gjashtë minutave (69’) amerikanet kaluan në epërsi kur Carli Lloyd shënoi nga penalltia. Kelley O'Hara në minutën e 84-të vulosi fitoren e madhe të amerikaneve. Kombëtarja amerikane ka plotë 450 minuta që nuk ka pësuar gol, duke treguar për mbrojtjen e fortë të saj. Gjermania eliminohet, kurse përzgjedhësja amerikane Jill Ellis është e lumtur për fitore. “Vërtet jam e kënaqur dhe krenare për lojtaret. Bënë një punë fantastike”, tha mes të tjera Ellis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat