Kërcënohet me vdekje

Sporti

Kërcënohet me vdekje

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:18

Gjithsesi, marrëveshja e arritur mes e portierit Petr Cech me ekipin e Arsenalit nuk është përtypur nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës së Chelseat, të cilët nuk kanë munguar me kërcënime vdekjeprurëse në adresë të ish idhullit të tyre. Ata janë shprehur të hidhëruar për transferimin e Cech te rivalët e përjetshëm duke e cilësuar me nofka fyese. Për disa prej tyre, “Cech nuk jeton më” ndërsa për shumë të tjerë ai është një gjarpër. Dikush tjetër shkon edhe më tej duke shënjestruar familjen e portierit. Një situatë aspak komode për një lojtar profesionist, i cili duhet të përballet përditë me ish tifozët e të njëjtit qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat