Al-Khelaifi: Ronaldo e Messi në PSG

Sporti

Al-Khelaifi: Ronaldo e Messi në PSG

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:09

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka theksuar se klubi i tij mund t’i blejë dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se klubi i tij ka fuqi të mjaftueshme financiare për të transferuar dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

“PSG ka fuqi të transferojë Ronaldon dhe Messin”, deklaroi Al-Khelaifi gjatë një interviste për “BBC Sport”.

“Në klubin tonë gjithçka është e mundur”, u shpreh ai.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, PSG duhet të paguajë mbi 500 milionë euro për të blerë portugezin e argjentinasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat