Gashi fantastik, në 11-shin e vitit në Zvicër

Sporti

Gashi fantastik, në 11-shin e vitit në Zvicër

Nga: K.G. Më: 29 maj 2015 Në ora: 10:25

Shkëlzen Gashi është futbollisti më i mirë në kampionatin zviceran. Ai me lojërat e tija që ka treguar gjatë këtij edicioni është më së i merituari që Baseli është kampion i ri. Futbollisti shqiptar, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është në përbërjen e vitit të elitës së futbollit zviceran. Ai u zgjodh në 11-shin më të mirë nga tabloidi zviceran Blick. Përbërja: Tomas Vaclik, Moussa Konate, Milan Vilotic, Fulvio Sulmoni, Renato Steffen, Caio, Guillaume Hoarau, Marek Suchy, Jakob Jantscher, Markus Neumayr dhe Shkëlzen Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat