‘Do të luftojë deri në vdekje me Casillasin’

Sporti

‘Do të luftojë deri në vdekje me Casillasin’

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:23

Portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas, dëshiron të bëhet zgjedhja e parë te Real Madridi në portë.

Navas deklaroi se do të luftojë deri në vdekje për të siguruar numrin 1 te mbretërit.

“Unë gjithmonë i respektojë kundërshtarë, por nuk fokusohem se kush është para meje, unë vetëm mundohem ta bëj punën sa më mirë që mundem. Unë do të luftojë me këdo për vendin tim”, u shpreh Navas, shkruan Marca.

“Unë do të luftojë deri në vdekje për të qenë zgjedhja e parë”, shtoi tutje portieri i Kosta Rikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat