Fejzullahu e Beijing eliminohen nga Asia Champions

Sporti

Fejzullahu e Beijing eliminohen nga Asia Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:48

Kur nuk e do, nuk e do dhe skuadra kineze, Beijing Guoan është eliminuar në të tetën e finales së Asia Champions League. Bejing si vendas pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Jeonbuk i Koresë së Jugut dhe nuk i ndihmoi fare barazimi 1:1 në ndeshjen e parë. Futbollisti shqiptar Erton Fejzullahu luajti titullar deri në minutën e 55-të, por nuk iu shkoi ndoresh. Golin për mysafirë e shënoi Edu në minutën e 72-të dhe i kualifikoi më tutje. Fejzullahu me shokë lëshuan mundësinë e artë të shkojnë më tutje, sepse rezultati 0:0 do të ishte sikur fitore për ta, por pësuan në 18 minutat e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat