Hajvalia premton të jetë edhe më e fortë

Sporti

Hajvalia premton të jetë edhe më e fortë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:02

Klubi i futbollit Hajvalia këtë vit nuk ka arritur qëllimit të shpallet kampion i Kosovës, për drejtuesit e saj nuk kanë hequr dorë nga ky mision as për stinorin vijues.

Pas angazhimit të trajnerit, Mentor Miftari, menaxhmenti i klubit ka vazhduar bashkëpunimin me 12 futbollist.

"Klubi ynë vazhdon kontrata edhe për një vitë me këta lojtarë: Semir Zeneli, Erdin Hashani, Gzim Gashi, Fillim Guraziu, Fuad Karabegu, Shkelqim Pacolli, Leart Emini, Liridon Leci, Perparim Islami, Genc Hamiti, Azem Ahmeti dhe Alban Dragusha", thuhet në njoftimin e klubit nga periferia e kryeqytetit.

Veç këtyre futbollistëve është angazhuar edhe mesfushori me eksperiencë Shpëtim Babaj, duke dëshmuar se klubi do të ketë rol të rëndësishëm edhe në edicionin 2015/16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat