Po qartësohet lufta për titull, jo edhe e barazhit!

Sporti

Po qartësohet lufta për titull, jo edhe e barazhit!

Nga: Shkruan: Muhabi Bushi Më: 25 maj 2015 Në ora: 18:55

Reagimet sportive
Java e 3o-të pothuajse edhe e ka qartësuar luftën për titullin e kampionit, por jo edhe të asaj se cilat nga skuadrat do të mbeten në pjesën e barazhit në Raiffeisen Superligë. Këtë herë më së shumti ka përfituar Feronikeli nga Drenasi, e cila tani ka një diferencë komode në renditjen e klasifikimit ndaj përcjellësve për titullin e kampionit.

Feronikeli kryeson me 63 pikë, ka 6 më tepër se Besa e dyta dhe tetë se Prishtina që renditet në vend të tretë. Feronikeli në bazë të kësaj që shihet dhe të analizave të thella është shumë afër që të stoliset me titullin e kampionit për herë të parë në historikun e tyre. Besa shpreson në gabimet e Feronikelit që të afrohet me pikë në tri javët e fundit. Prishtina ka humbur hapin, ndonëse në teori ende ekzistojnë gjasat e saja.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat