Bayerni feston, shpëtojnë Stuttgarti dhe Hamburgu

Sporti

Bayerni feston, shpëtojnë Stuttgarti dhe Hamburgu

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:56

Pas vetëm një viti, Alban Meha me Paderbornin e tij do të largohen nga Bundesliga gjermane. Bashkë me këtë skuadër në një rang më poshtë ka rënë edhe Freiburgu i Admir Mehmedit.
Kjo erdhi pas humbjeve të sotme. Freiburg u mposht 2-1 nga Hannoveri, kurse Paderborni në fushën e vet u mund 2:1 nga Stuttgarti që me këtë fitore i iki rënies nga elita e futbollit gjerman.

Ndërkohë ka shpëtuar krejtësisht në fund edhe Hamburgu u Valon Behramit, por që do të ketë nevojë për ta luajtur edhe një ndeshje në barazh me vendin e tretë në Bundesliga 2.

Hamburgu në ndeshjen e fundit mposhti si vendas 2-0 Schalken 04 që do të luaj në Ligën e Evropës së bashku me Augsburgun dhe Dortmundin.

Ndërkohë në Ligën e Kampionëve do të luajë Bayerni që është edhe kampioni më i ri i Gjermanisë dhe që festoi sot titullin falë fitores 2-0 ndaj Mainzit, Wolfsburgu, Borussia Moenchegladbach dhe Bayer Leverkuseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat