Edhe një çmim për Berishën

Sporti

Edhe një çmim për Berishën

Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:49

Dardan Berisha e ka fituar edhe një tjetër çmim personal. Kësaj radhe fundori i Sigal Prishtinës është shpallur lojtari i vitit në BIBL nga Eurobasket.com. Krahas këtij epiteti Berisha nga ky webfaqe është shpallur edhe lojtari më i mirë evropian, si dhe fundori më i mirë në BIBL. Ai e ka gjetur veten edhe në pesëshen e parë të Ligës Ballkanike për edicionin 2014/15 së bashku me bashkëlojtarin e tij, Edin Bavçiç.

Ndërkaq qendra boshnjake është shpallur MVP i “Final Four”-it të BIBL, si dhe më i miri në pozitën e tij, derisa ka zënë vend edhe në pesëshen e parë të kësaj lige. Plejmejkeri i bardhekaltërve, Jordan Hulls e ka fituar epitetin e lojtarit të huaj më të mirë të vitit, kurse ka zënë vend edhe në pesëshen e dytë të Ligës Ballkanike, raporton faqja e basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat