Rodriguez e kërcënon keq ‘Zonjën e Vjetër’

Sporti

Rodriguez e kërcënon keq ‘Zonjën e Vjetër’

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:07

Kolumbiani James Rodriguez është shumë i bindur se në Santiago Bernabeu do të janë një fytyrë krejt tjetër si Real Madrid dhe do t’i revanshohen me kamatë Juventusit. Ai nuk mund të përballojë humbje me rezultat 2:1 në Torino, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Ai e kërcënon keq Juven. “Duhet të kemi besim, tifozët tanë do në mbështesin në ndeshjen e kthimit. Bernabeu duhet të digjet nga entuziazmi dhe duhet të fitojmë me çdo kusht për të kapur finalen e Championsit. Juventusi pati pak fat, por duhet të lemë gjithçka pas dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Të mërkurën duhet ‘ti vrasim’. Do të jemi në stadiumin tonë, me njerëzit tanë, që duhet të na motivojnë”, ka thënë Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat