Mayweather: Do të ndeshem prapë me Pacquiaon!

Sporti

Mayweather: Do të ndeshem prapë me Pacquiaon!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:28

Dueli i boksit ndërmjet Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao bëri bujë të madhe në gjithë botën, si para ashtu edhe pas meçit.

Boksieri amerikan doli triumfues me vendimin e gjyqtarëve, mirëpo jo gjithkush është shprehur i kënaqur me këtë vendim.

Madje ka pasur shumë spekulime se rezultati ishte manipuluar dhe se përballjen duhej ta fitonte filipinasi.

Për t’i shuar të gjitha këto dyshime dhe natyrisht, për të fituar akoma më shumë para, Mayweather është shprehur i gatshëm që të përballet sërish me Pacquiaon.

Nëse arrihet marrëveshja për të ndodhur përballja, atëherë ‘rimeçi’ pritet të zhvillohet pas afro një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat