Benatia: Nuk do t’i respektoj Messin, Suarezin dhe Neymarin

Sporti

Benatia: Nuk do t’i respektoj Messin, Suarezin dhe Neymarin

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:20

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Medhi Benatia, ka thënë se nuk do t’i respektojë sulmuesit e Barcelonës përgjatë 90 minutave të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën.

“Jam takuar më parë me Suarezin kur luaja për Udinesen në Europa League, kur ai ende luante për Liverpoolin. Unë kurrë nuk jam përballur me Messin dhe Neymarin më herët, mirëpo për gjithçka ekziston hera e parë”, ka thënë fillimisht Benatia për Kicker.

“Në nivel personal, i respektoj ata. Por, nuk do të tregoj respekt për ta përgjatë 90 minutave të ndeshjes në fushë”, ka potencuar marokeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat