Casillasi pret të sulmojë ‘Zonja e Vjetër’

Sporti

Casillasi pret të sulmojë ‘Zonja e Vjetër’

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:59

Real Madridi duket shumë i kujdesshëm për sfidën e nesërme në ‘Juventus Arena’ në Torino, ndaj kampionit të ri italian, Juventusi. ‘Zonja e Vjetër’ ka ekip mjaft të mirë dhe me disa individ që din të bëjnë diferencën si Carlos Tevez, Andrea Pirlo, por edhe Morata e Vidal janë një presion për ekipin madrilen. Real Madridi me disa mungesa, si sulmuesi Karim Benzema e mesfushori kroat Luka Modriç, do të orvaten të arrijnë rezultat të mirë që të janë më të qetë për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.

Ballafaqimi Juventus-Real Madrid, pritet të jetë i nxehtë si gjithmonë në aspektin sportiv, ani se në letër është favoritë kampioni në fuqi evropian. Portieri i Realit, Iker Casillas, pret që Juve të luajë lojë ofensive. “Nuk mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë si ajo me Atletico Madridin Juventusi në Champions dhe në disa ndeshje decizive gjithmonë ka dominuar. Jam duke pritur që ata do sulmojnë, presë që të ketë disa gola dhe një ndeshje me tension të lartë deri në fund”, ka thënë Casillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat