Ibrahimoviq qëndron në PSG

Sporti

Ibrahimoviq qëndron në PSG

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:29

Pronari nga Katari i klubit futbollistik francez, Paris Saitn-Germain ka thënë se lojtari i njohur suedez, Zlatan Ibrahimoviq, krahas lojtarëve, Edison Cavani, Javier Pastore dhe menaxherit të klubit, Laurent Blanc do të qëndrojnë në ekip edhe për sezonin e ardhshëm.

Pronari, Nasser Al-Khelaïfi, i ka thënë gazetës ‘Le Parisien” se nuk e ka plan që të bëj ndryshime të mëdha në ekip.

Kur është pyetur për Ibrahimoviqin, pronari i ekipit ka thënë se as që bëhet fjalë për largimin e tij nga ekipi.

Ai megjithatë e ka pranuar se janë zhvilluar bisedime për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, porse për këtë lojtar ka edhe disa ekipe të tjera që janë të interesuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat