Bundesliga, Bayerni me një dorë te titulli

Sporti

Bundesliga, Bayerni me një dorë te titulli

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:41

Bajerni i Mynihut mund të shpallet kampion që këtë të dielë në Bundesligë në rast të një hapi fals të Wolfsburgut. Bavarezët fituan 1-0 ndaj Hertës, në një 90 minutësh ku vuajtën jo pak, aq sa golin e fitores e shënuan vetëm në minutën e 80-të me Schëeinsteigerin. Djemte e Guardioles qe vinin pas suksesit spektakolar ne Champions League ndaj Portos nuk kishin shume energji dhe kjo u pa edhe ne fushe teksa nje arsye e mos shkelqimit te tyre jane edhe mungesat nga demtimet. Guardiola provoi edhe te rinjte Gaudine, Rode e Kurt ne formacion por ai qe i dha 3 piket ishte Schweinsteiger 10 minuta nga fundi.

Një finalizim që mund të vlejë dhe titullin kampion tashmë për skuadrën bavarezeve, që do të bëheshe e para skuadër në europë që fiton dhe matematikisht trofeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat